TAGS-AT E JAVËS

Kosova28 Dhjetor 2025, 17:11

Zgjedhjet në Kosovë, Haradinaj thirrje institucioneve: Të mos ndërpritet energjia gjatë votimit dhe numërimit

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Kosovë, Haradinaj thirrje institucioneve: Të mos

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një konference për media ka deklaruar se procesi zgjedhor po shkon shumë mirë dhe se pjesëmarrja qytetarëve është e kënaqshme.

“Kanë mbetur më pak se tre orë. I ftoj të gjithë ata që nuk kanë votuar ende ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se deri tani nuk është njoftuar për parregullsi, por theksoi shqetësimin e tij për ndërprerjet e energjisë.

“E dimë që ka pasur ndërprerje të energjisë, gjë që na shqetëson nëse ndodh tani kur të errësohet. I bëj thirrje KEDS-it dhe të gjitha institucioneve që të kenë kujdes që të mos ndërpritet rryma deri të mbyllet procesi i votimit, e po ashtu edhe gjatë numërimit, që të mos prishet ky proces zgjedhor", u shpreh Haradinaj.

Lini një Përgjigje