TAGS-AT E JAVËS

Kosova28 Prill 2023, 13:25

Politikani serb: Vuçiç dhe Daçiç duhej të ishin në burgun e Hagës prej shumë kohësh

Shkruar nga Pamfleti
Politikani serb: Vuçiç dhe Daçiç duhej të ishin
Boban Bogdanoviç

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, politikani serb, Boban Bogdanoviç, ka reaguar pas fjalimit që kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla Schwarz ka pasur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e ku ka thënë se kryediplomati serb është përgjegjës për krime lufte, vrasje masive dhe dhunime.

Bogdanoviç ka shkruar se përveç Daçiçit, edhe presidenti serb Aleksander Vuçiç është i njëjtë.

Sipas tij, Daçiç e Vuçiç do të duhej të ishin në Hagë para shumë kohësh.Bastisën vilën e familjes italiane, dy shqiptarët kapen ‘me presh në dorë’ nga fqinjët

“Dhe jo vetëm Ivica, por gjithashtu edhe ministri i informacionit Aleksandri! Ata do të duhej të ishin në Scheveningen para shumë kohësh”, ka shkruar Bogdanoviç.

Kryediplomatja kosovare dje në Këshill të Sigurimit e ka quajtur, Ivica Daçiçin përgjegjës për krime lufte, vrasje masive dhe dhunime.

Gjatë prezantimit të raportit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, shefja e UNMIK-ut, tha se tensionet mes Kosovës dhe Serbi jo vetëm që i kishin larguar dy palët nga tentimet për normalizim të marrëdhëniet përmes dialogut, por edhe i kishin vënë “afër skajit për konfrontim fizik”.

Duke folur për zgjedhjet në veri, Ziade theksoi se ato ishin paqësore, por “në të njëjtën kohë, pyetja e përfaqësimit duhet të adresohet si pjesë e procesit politik më të gjerë”.

Sipas Ziades, një hap përpara në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë mund të jetë miratimi i deklaratës për personat e pagjetur.

boban bogdanoviç donika gërvalla vuçiç

Lini një Përgjigje