TAGS-AT E JAVËS

Kosova27 Prill 2023, 19:20

“I ke duart me gjak”, Gërvalla përplaset me Daçiç-in në OKB: Je një Sllobodan i vogël dhe kriminel lufte

Shkruar nga Pamfleti
“I ke duart me gjak”, Gërvalla përplaset me
Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla është përplasur ashpër në Këshillin e Sigurimit në OKB me ministrin e Jashtëm serb Ivica Daçiç.

Debati u zhvillua mbi një raport të Misionit të OKB-së për situatën në Kosovë, nga tetori i vitit të kaluar që përfshinë tensionet që përfshinë veriun e Kosovës. Të dyja palët e kritikuan raportin si të paplotë, por ndërsa ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç tha se Misioni i Kombeve të Bashkuara duhet të vazhdojë të funksionojë, ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla e cilësoi UNMIK-un si “faktor destabilizues” që nuk i shërben qëndrueshmërisë dhe paqes në rajon.

Ministri serb tha se në terren në Kosovë ka një mjedis “frike dhe trysnie mbi serbët”, ndërsa nguli këmbë në zbatimin e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Nuk e konsiderojmë shtet Kosovën. Secili shtet e ka “Kosovën e vet”, për këtë arsye secili shtet po çuditet se si duhet t’i qasemi këtij problemi. Ne mendojmë se Kosova është Serbi. Ju nuk pajtoheni. A duhet të fillojmë luftën? Duhet t’u rikujtojmë të gjithëve se Vuçiç nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje.

Ne verbalisht jemi pajtuar për diçka. Escobar thotë se Asociacioni duhet të bëhet me ose pa Kurtin. Ne nuk dëshirojmë që dikush të mos i përmbush obligimet e veta e të shpërblehet për mospërmbushje të tyre”, tha Daçiç.

Por ndaj tij reagoi ashpër ministrja e Kosovës. Gërvalla është shprehur në tri gjuhë, anglisht, shqip dhe serbisht teksa akuzoi Daçiçin se është përgjegjës për vrasje masive dhe përdhunime.

Që Daçiç është kriminel, ta thotë në tri gjuhë, shqipe, anglisht dhe serbisht. Ivica Daçiç është përgjegjës për krime lufte, vrasje masive e përdhunime. Ai duhet të sillet para drejtësisë, para një tribunali për krime lufte. Vuçiç e Daçiç që duan një rend që dirigjohet nga Moska, por kjo s’mund të ekzistojë. BE, NATO dhe Kombet e Bashkuara s’e lejojnë një vend ku pushtimi e invazioni janë mënyra të udhëheqjes”, u shpreh Gërvalla.

Më tej, ajo e ka cilësuar Daçiçin si dorë e djathtë e kriminelit serb, Slobodan Millosheviç.

Ata që janë përgjegjës për gjenocid janë ende në pushtet në Serbi. Vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka qenë ministër i propagandës i Sllobodan Millosheviçit. Nga 1999 deri 2000 ishte Daçiç, ishte dora e djathtë e Millosheviçit, e duartrokiti si hero dhe ishte pasardhësi i tij. Dhe ja sot e kemi para. Ne negociojmë me to sepse jemi për paqe. E dimë që ka një Serbi tjetër, por që ende është e dobët. Po presim atë Serbi. Shpresojmë që ajo të vijë sa më shpejtë”, u shpreh Gërvalla.

Kryediplomatja po ashtu ka deklaruar se Vuçiç e Daçiç i kanë duart me gjak.

vucic dacic gervalla kriminel lufte okb

Lini një Përgjigje