TAGS-AT E JAVËS

Kosova 6 Tetor 2024, 14:53

"Një trup ishte në makinë, dy jashtë"/ Detaje nga aksidenti tragjik në Kosovë, kush janë tre të rinjtë që humbën jetën

Shkruar nga Pamfleti

"Një trup ishte në makinë, dy jashtë"/ Detaje nga

Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik në aksin Gjilan- Prishtinë ku kanë mbetur të vdekur tre të rinj.

Automjeti me të cilin udhëtonin tre të rinjtë ka rënë në Liqenin e Badovcit. Lajmi është konfirmuar nga Policia, ndërsa komandanti i zjarrfikëses në Prishtinë, Malë Gashi, ka dhënë detaje të reja.

Ai tha se informacionin e parë lidhur me ngjarjen e kanë marrë në orën 23:49.

Gashi shprehet se kur ka shkuar në vendin e ngjarjes kanë parë shenja dhe pjesë të makinës, ndërsa shton se automjeti nuk është parë pasi ka qenë i zhytur brenda në liqen.

Zjarrfikësja ka kërkuar angazhimin e FSK-së. Fillimisht FSK ka tërhequr dy trupa e më pas makinën ku ishte edhe trupi i viktimës së tretë.

“Në orën 23:49, është pranuar informata se një veturë ka rënë ne Liqenin e Badovcit dhe ka njerëz brenda. Ekipet menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, aty janë parë shenja dhe pjesë të veturës që ka rënë në liqen, mirëpo, vetura ishte zhytur në ujë dhe nuk është pa. Është kërkuar që të angazhohet FSK pasi që kanë ekip të zhytjes. Ekipi i zjarrfikës së bashku me tre peshkatarë që kishin barkë kanë gjetur vendndodhjen e veturës dhe kemi tentuar për ta tërhequr nga uji, por nuk kemi arritur sepse ishte thellësi. Kanë arritur ekipet e FSK, (ekipi i zhytjes), kanë filluar kërkimin, është gjetur vetura dhe trupat e pajetë. FSK ka tërhequr dy trupa të pa jetë dhe ju kane dorëzuar shërbimeve mjekësore dhe IML. Kemi tërhequr edhe veturën ku ne te ishte edhe një person i pajetë”, tha ai.

Sinjali raporton se tre të rinjtë të moshës rreth 21-vjeç që humbën jetë nga ky aksident tragjik janë: Rifat Pacolli, Ardit Gashi dhe Shpat (mbiemri i të cilit ende nuk është konfirmuar pasi nuk janë gjetur dokumente identifikuese).

 

Lini një Përgjigje