
Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Gjilan-Prishtinë ku kanë humbur jetën 3 të rinj.
Bëhet me dije se automjeti në të cilin udhëtonin 3 të rinjtë ka rënë në liqenin e Badovcit. Sipas policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00.
Ende nuk janë zbardhur identitetet e tre të rinjve apo shkaqet e aksidentit fatal.
“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje