TAGS-AT E JAVËS

Kosova 4 Tetor 2024, 10:46

Albin Kurti i frikësohet Putinit: Nëse Rusia triumfon në Ukrainë, 'shpërthen' Ballkani

Shkruar nga Pamfleti
Albin Kurti i frikësohet Putinit: Nëse Rusia triumfon në
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se rajoni i Ballkanit gëzon nivelin më të lartë të paqes, lirisë dhe demokracisë në 25 vjetët e fundit, por kjo mund të ndryshojë nëse Rusia triumfon në Ukrainë dhe inkurajon zgjerimin serb.

Kurti në një intervistë për Associated Press tha se është e rëndësishme që Perëndimi të qëndrojë i bashkuar në mbështetje të Ukrainës, shtet që po e mbron veten kundër pushtimit të nisur nga Rusia më 2022.

Kurti argumentoi se një Rusi e fortë do të trimëronte Serbinë dhe jo vetëm Kosova, por edhe Bosnje e Hercegovina, Mal i Zi “dhe ndoshta edhe Maqedonia e Veriut” do të rrezikoheshin nga, siç tha ai, ambiciet ekspansioniste serbe.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë të larta, teksa dialogu për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, ka dështuar që të shënojë përparim, veçmas që nga sulmi i armatosur ndaj Policisë së Kosovës në shtatorin e vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Një grup i armatosur i serbëve sulmuan policinë, duke vrarë një rreshter të Kosovës. Në shkëmbimet e zjarrit që pasuan u vranë edhe tre sulmues serbë.

“Këto 25 vjetët e këtij shekulli, ky çerekshekulli ka pasur nivelin më të lartë të paqes, lirisë dhe demokracisë në Ballkan”, tha Kurti.

kurti putin

Lini një Përgjigje