TAGS-AT E JAVËS

Kosova30 Shtator 2024, 08:52

'7 ditë luftë në New York për Kosovën', Vuçiç rrëfen prapaskenat e Asamblesë së OKB

Shkruar nga Pamfleti

'7 ditë luftë në New York për Kosovën',

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka rrëfyer për mediat në Beograd momentet e vështira që kaloi në Asamblesë së OKB-së në New York gjatë javës së fundit, duke i cilësuar si 7 ditë luftë ato të qëndrimit në metropolin amerikan.

Vuçiç e ka cilësuar atë një javë intensive, referuar betejës diplomatike për Kosovën, duke pranuar se ka zhvilluar biseda të vështira në këtë drejtim.

”Ka qenë një javë intensive në New York. Shtatë ditë luftë për pozicionimin e Serbisë në kuptimin ekonomik dhe politik. Bëmë kontakte të reja dhe të rëndësishme ekonomike, prezantuam potencialin e vendit, biseduam me të gjithë, dëgjuam dhe mësuam nga të tjerët. Kam pasur biseda të vështira për Kosovën. Është në dorën tonë që të vazhdojmë të veprojmë me përgjegjësi, të ruajmë paqen, jetën dhe mbijetesën e popullatës sonë në Kosovë, duke ruajtur shtetësinë juridike dhe politike të Republikës së Serbisë”, tha Vuçiç.

Ndër të tjera, ai është shprehur se në diskutime është folur edhe për pozicionimin e Serbisë në kuptimin ekonomik dhe politik në të ardhmen.

“Ne duhet të sigurojmë interesat tona kombëtare, pavarësinë tonë, sigurinë, të mësojmë sa më shumë, të arrijmë botën. Ajo do të sjellë rritje të jashtëzakonshme për vendin dhe prosperitet për njerëzit. Prandaj duhet t’i shtyjmë gjërat përpara, pavarësisht nga të gjithë ata që do të frenonin dhe ndalonin vendin, për të luftuar shpejt dhe për të mos humbur asnjë sekondë në rrugën drejt një të ardhmeje më të mirë”, tha presidenti serb. 

vuçiç okb kosova

Lini një Përgjigje