TAGS-AT E JAVËS

Kosova29 Shtator 2024, 09:25

Shpërthim afër një pike karburanti në Zveçan, policia jep detaje

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthim afër një pike karburanti në Zveçan, policia

Një shpërthim ka ndodhur gjatë mesnatës në afërsi të një pike karburanti në qendër të Zveçanit, komunë e banuar me shumicë serbe në veri të vendit.

“Rreth mesnatës, në afërsi të pompës së benzinës e cila është në qendër të Zveçanit, ka ndodhur një shpërthim”, tha zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.

Elshani tha se nuk ka të lënduar nga ky shpërthim teksoi shtoi se oficerët kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

“Rasti cilësohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, theksoi Elshani

Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë shpërthim, i cili shkaktoi dëme materiale në pikën e karburantit dhe dëmtoi disa automjete të parkuara.

Në momentin e shpërthimit, pika e karburantit ishte e mbyllur. Kjo nuk është ngjarja e parë e ndodhur në Kosovë pasi për hedhjen e lëndëve shpërthyese dhe djegie të automjeteve është raportuar disa herë në këtë rajon.

Kujtojë, kohën e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.

Zveçani, së bashku me Zubin Potokun, Mitrovicën e Veriut dhe Leposaviqin, janë katër komunat me shumicë serbe në veri.

Tensionet në këtë zonë kanë qenë kryesisht të larta në muajt e fundit, për shkak të atyre që qeveria e Kosovës i konsideron si hapa për shtirje të sovranitetit në atë pjesë.

Lini një Përgjigje