
Nis takimi në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit. Fillimisht përfaqësuesit e BE do kenë takime ndara me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç, ndërsa më pas do ketë takim mes dy liderëve. Në këtë takim do të diskutohet për planin franko-gjerman dhe SHBA-BE presin marrëveshje.
Ndërkohë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill, njoftoi se pjesë e takimit është bërë edhe zyrtari i DASH, Gabriel Escobar.
“Procesi i Brukselit nuk i kënaqë njerëzit të cilët presin menjëherë finalizim. Besoj se do të ketë përparim, sepse ka shkuar gjatë pa lëvizje para. Tash po punohet që të ketë marrëveshje. Nga perspektiva amerikane vlerësoj se është më rëndësi që sa amë parë të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Përfaqësuesi jonë Gabriel Escobar është në Bruksel sot, kështu që jemi të pranishëm. Dua të them që SHBA e Evropa kanë një bashkëpunim të ngushtë në këtë temë", ka thënë Hill.
Lini një Përgjigje