TAGS-AT E JAVËS

Kosova27 Shkurt 2023, 14:31

Bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel, BE: Gjithçka varet nga gatishmëria e Kurtit dhe Vuçiçit!

Shkruar nga Pamfleti
Bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel, BE: Gjithçka varet nga

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano është shprehur sot se blloku evropian pret qasje evropiane nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksadanar Vuçiq, në rrugën drejt marrëveshjes finale.

Kurti dhe Vuçiç do të takohen në pasditen e së hënës në Bruksel, në kuadër të dialogut që e ndërmjetëson BE-ja.

I pyetur për pritjet nga ky takim, Stano ka thënë se nuk mund të parashikohet diçka e tillë.

“Gjithçka varet nga gatishmëria e kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq që të pajtohen për rrugën përpara”, tha Stano.

Ai ka theksuar se BE-ja është vetëm ndërmjetësuese në dialog dhe se përparimi varet nga gatishmëria e palëve. Stano tha se e ardhmja evropiane e Kosovës dhe Serbisë varet nga përparimi që bëhet në dialog.

“Pritjet e BE-së nga liderët e të dyja shteteve, shefat negociatorë, përfaqësuesit, është qasja evropiane që u mundëson atyre të gjejnë forcën, kurajën, gatishmërinë për kompromis evropian, në të mirë të popujve të tyre dhe në interes të perspektivës evropiane për Kosovën dhe Serbinë. Përparimi arrihet përmes kompromiseve, angazhimit konstruktiv dhe të kuptuarit se kjo është mënyra e vetme për të përmbushur synimet e tyre strategjike”.- ka deklaruar Stano.

Lini një Përgjigje