TAGS-AT E JAVËS

Kosova27 Shkurt 2023, 12:27

A po luan Vuçiç me Putin? Analisti: Beogradi është para një faze kritike

Shkruar nga Pamfleti
A po luan Vuçiç me Putin? Analisti: Beogradi  është para
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç me homologun rus Vladimir Putin

Analisti Gazmir Rraci komentoi takimin në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç.

Ai theksoi se Vuçiç duhet të shkëputet nga mentaliteti i qeverisjes së Millosheviç dhe të bëjë hapa para drejt BE.

Sipas tij Vuçiç duhet të bashkëpunojë me presidentin rus Vladimir Putin në mënyrë që primare mos te jetë lufta.

“Tendenca vetëm për të nxjerrë Serbinë dhe për ta nisur në drejtim të Kosovës tregonte se vazhdonte të qeveriste me një mentalitet të Millosheviç.

Serbia është para një faze kritike që të shkëputet nga  mentaliteti i Millosheviç dhe të ecë drejt anëtarësimit  drejt BE sepse sa më afër BE do të sillej më evropian  dhe bashkëpunimin me Putin do ta ketë primar dhe jo luftën e konfliktin në Ballkanin Perëndimor.”, tha ai.

Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç  do te jenë sot përballë njëri-tjetrit në Bruksel, ndërsa në duar mbajnë planin europian që synon normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Një plan që nuk negociohet dhe sot pritet nga dy liderët e Kosovës dhe Serbisë, pranimi apo refuzimi i tij. Ajo që do të diskutohet dhe negociohet është mënyra se si do të zbatohet, afati për zbatimin e tij dhe mekanizmat për monitorimin e zbatimit.

Takimi i sotëm vjen pas javësh të tera diskutimesh ku nuk kanë munguar as kërcënimet për liderët që e vononojne apo refuzojnë këtë plan.Perveç dy të ngarkuarve të BE dhe SHBA në proces u perfshinë intensivisht edhe këshilltarët e kancelarit gjerman, presidentit të Francës dhe kryeministres italiane. Po kështu SHBA angazhuan edhe këshilltarin e DASH, Chollet. Tashmë duket se dy liderët janë bindur për të panuar këtë plan i cili pritet të bëhet publik i plotë menjëherë pas takimit të sotëm.

vuçiç putin

Lini një Përgjigje