Kryeministri Albin Kurti ka folur pak para nisjes për takimin e sotëm në Bruksel me BE-në dhe presidentin e Serbisë, Alekandër Vuçiç.
Kurti për Euractiv,është shprehur se është e domosdoshme normalizimi i marrëdhënieve dhe se kjo mund të arrihet me njohjen reciproke.
“Ne kemi nevojë për normalizim të marrëdhënieve dhe kjo mund të arrihet me njohjen reciproke si pikën kryesore. Beogradi ka qenë i bindur se nuk do ta njihte zyrtarisht pavarësinë e ish-krahinës, megjithëse mund të pajtohet për një njohje ‘de facto’”, tha Kurti në një intervistë meEuractiv. Ndërsa në lidhje me afatin kohor i cili është përcaktuar në propozimin e BE-së, Kurti thotë se synimi i kësaj marrëveshje është të arrihet gjatë këtij viti.
Sigurisht që synimi është që kjo marrëveshje të arrihet këtë vit, Ajo që ka mbetur për të negociuar – dhe nuk do të jetë aspak e lehtë – është një mekanizëm për zbatim, garanci ndërkombëtare dhe sekuencë kohore se çfarë, si dhe kur”, tha Kurti.
Sot në Bruksel përballë njëri-tjetrit kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të jenë në një takim të vështirë për të dyja palët.
Ishte trysnia e madhe ndërkombëtare që solli këtë përballje në fokusin e të cilës është plani europian që synon t’i hapë rrugën arritjes së një marrëveshjeje normalizimi të marrëdhënieve mes dy vendeve, ç’ka nuk është arritur dot në një dekade procesi të dialogut mes dy palëve, të ndërmjetësuar nga blloku europian.
Pritshmëritë e bashkësisë ndërkombëtare, që këto kohë i ka shtuar ndjeshëm ecejaket diplomatike në dy kryeqytetet përkatëse, janë të mëdha. Ndërkombëtarët duan që dy liderët ta pranojnë zyrtarisht propozimin, me të cilin janë pajtuar vetëm në parim. Marrëveshja finale pas kësaj, do të jetë çështje muajsh. Në këtë dinamikë të re kërkohet zotimi i Prishtinës për themelimin e Asociacionit.
Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi sot se propozimi i Bashkimit Europian për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë paraqet njw mundësi për popujt e të dyja vendeve, për të rritur sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Lini një Përgjigje