TAGS-AT E JAVËS

Kosova 6 Korrik 2023, 19:04

Kurti i bën karshillëk Ramës/ Takon ambasadorin britanik dhe lë pas dere kryeministrin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Kurti i bën karshillëk Ramës/ Takon ambasadorin britanik dhe

Albin Kurti vijon ta bëjë me “dhimbje koke” Edi Ramën. Ky i fundit ka shkuar në Prishtinë dhe prej disa orësh po tenton të zhvillojë një takim me kryeministrin e Kosovës.

Rama shkoi në Presidencë dhe godinën e Kuvendit, të cilat janë ngjitur me Kryeministrinë. Kurti nuk ka pranuar ta takojë dhe madje i ka bërë karshillëk. Teksa Rama qëndron pas derë dhe kërkon takim, Kurti ka pritur në një takim ambasadorin britanik në Kosovë.

Pas takimit që më 26 qershor Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi me Sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly në Londër, sot priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott. Marrëdhëniet bilaterale, vizita në Londër dhe takimi mes Kryeministrit Kurti dhe Sekretarit Cleverly, si dhe zhvillimet në vend ishin pjesë e diskutimit në këtë takim”, thuhet në njoftimin e qeverisë së Kosovës.

kurti rama

Lini një Përgjigje