TAGS-AT E JAVËS

Kosova 6 Korrik 2023, 17:14

Shanset për takim zero/ Pas mbërritjes së Ramës në Prishtinë,  Albin Kurti largohet nga zyra

Shkruar nga Pamfleti

Shanset për takim zero/ Pas mbërritjes së Ramës në

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është larguar nga zyra e qeverisë, pas mbërritjes së kryeministrit shqiptar Edi Rama në presidencë, ku dhe po mban një takim me Vjosa Osmanin.  

Ikja e Kurtit nga zyra hedh poshtë tani më të gjitha dyshimet, nëse do të kishte një takim mes tij dhe Ramës.  Teksa dilte nga ambientet e zyrës së tij Kurti është pyetur nga mediat nëse ka në plan të takohet me Ramën, pyetje së cilës kreu i qeverisë së Kosovës ka refuzuar t’i përgjigjet.

Kryeministri kosovar ka përshëndetur gazetarët dhe ka hyrë në automjetin e tij e më pas është larguar.

Nga ana tjetër, Rama është shprehur gjatë vizitës së tij më herët në Maqedoni, në kuadër të turit ballkanik, se nuk beson se Kurti e ka harruar Kanunin, pasi edhe hasmit nuk i mbyllet dera kur të vjen në shtëpi.

kurti largohet zyra

Lini një Përgjigje