Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është shprehur në një konferencë për media se po bëhet një spastrim etnik ndaj serbëve në Kosovë. Sipas Vuçiç ky spastrim po mbështetet edhe nga bashkësia ndërkombëtare.
“Sot vendi ynë është në gjendjen më të vështirë, jo për fajin tonë, por për shkak të aktiviteteve të regjimit në Prishtinë. Unë kam 11 vjet që marr pjesë në dialog... dhe them se po bëhet një spastrim etnik i heshtur dhe dua t'ju informoj se është një aksion i mirëplanifikuar dhe i organizuar i persekutimit të serbëve, i cili është gjithashtu i mbështetur nga disa qarqe ndërkombëtare ,"– thotë presidenti serb.
Megjithatë, ai tha se nuk i shkon mendja të bëjë luftë kundër NATO-s, por as që nuk i shkon mendja të gënjejë popullin e tij se nuk po ndodh asgjë.
Sipas tij, ai aksioni kundër serbëve ka filluar në Shtpac në vitin 2021 me arrestimin e tre serbëve të cilët janë ende në paraburgim.
“EULEX-i dhe bashkësia ndërkombëtare heshtin. Nuk mund të hesht sepse nuk do të marr pjesë në persekutimin e popullit tim“ deklaroi ai.
Vuçiç shton se është duke u zhvilluar pjesa e dytë e aksionit në të cilën po tentojnë të trembin popullatën në veri.
Vuçiq ka treguar edhe një hartë të rrugëve ku ndodhen forcat e sigurisë së Prishtinës.
Lini një Përgjigje