TAGS-AT E JAVËS

Kosova 6 Korrik 2023, 11:33

NATO refuzon bashkëpunimin me FSK: Partner jo i besueshëm, rrezikuat jetën e ushtarëve tanë

Shkruar nga Pamfleti

NATO refuzon bashkëpunimin me FSK: Partner jo i besueshëm, rrezikuat

NATO i ka kthyer përgjigje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit i cili më herët ka kërkuar përfshirjen e Forcave të Kosovës në partneritet për paqe.

Zëvendës sekretari i përgjithshëm i NATO-s thotë se qeveria Kurti nuk është treguar partner politik i besueshëm, në kundërshtim me aspiratat Perëndimore të popullit Kosovar. Ai vijon duke thënë se veprimet e saj kanë vënë në rrezik jetën dhe sigurinë e ushtarëve të KFOR-it.

“Jam këtu për të konfirmuar qëllimin e NATO-s për paqe e stabilitet. Nuk kemi parë përparim nga Prishtina e Beogradi për qetësim dhe kjo ka vënë në rrezik jetën e qytetarëve. Nga ngjarjet e fundit, kemi pasur numrin me të madh të ushtarëve të lënduar të KFOR-it që nga viti 1999. Kjo është e papranueshme. Është çështje urgjente për Prishtinën dhe Beogradin të ndërmarrin hapa konkretë për shtensionim, të dialogojnë dhe t’i respektojnë marrëveshjet”, tha Thomas Goffus.

Goffus tha se ka vizituar ushtarët e KFOR-it në veri, teksa është shprehur se ushtarët janë të gatshëm të intervenojnë nëse ka përshkallëzim të situatës.

“U bëjmë thirrje dy palëve që ta respektojnë marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin zbatues të Ohrit. Askush nuk duhet të tentojë një konflikt të ri në Evropë”, tha ai.

Zëvendës sekretari thekson se bashkëpunimi në kohë dhe kuptimplotë është i një rëndësie kyçe, por shton se me Kosovën është parë një rënie në koordimin praktik dhe politik, që sipas tij bie ndesh mes aspiratat euroatlantike të popullit kosovar.
Goffus shprehet po ashtu se ushtarët e KFOR kanë lënë familjet dhe kanë ardhur për të siguruar qetësi dhe narrativat për ushtarët e tyre janë të papranueshme nga të dyja palët.

“Bashkëpunimi në kohë dhe kuptimplotë është i një rëndësie kyçe, siç e kam theksuar edhe në takimet e mia të sotme. Bashkëpunimi efektiv është mënyra se si Kosova demonstron se mund të jetë një partner efektiv i sigurisë për NATO-n. Fatkeqësisht, ne kemi parë një rënie në koordinimin tonë praktik dhe politik. Kjo bie ndesh me aspiratat euroatlantike të popullit kosovar.

Kemi rënie të bashkëpunimit me Kosovën. Ushtarët e KFOR lënë familjet dhe vijnë këtu për të siguruar qetësi dhe narrativat për ushtarët tanë janë të papranueshme nga të dyja palë. Jam këtu në Prishtinë për të theksuar përkushtimin e palëkundur të NATO-s për një rajon paqësor dhe stabil të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor”, tha Goffus.

nato fsk bashkepunim

Lini një Përgjigje