
Opozita në Kosovë ka paralajmëruar mocion mosbesimi ndaj qeverisë “Kurti”.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se tani nuk janë kushtet për të shkuar në zgjedhje. Ai tha se në mbledhjen e kryesisë diskutuan për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar deri në zgjedhjet e ardhshme.
Pas takimit të Kryesisë së AAK-së, Haradinaj u shpreh se Qeveria Kurti po e rrezikon Kosovën. Ai tha se vendosën që të krijojnë disa struktura për t’u përballur me gjendjen aktuale në vend.
“E shohim që Kurti, pra qeveria Kurti është në drejtim të rrezikshëm dhe po e rrezikon Kosovën, ekzistencën tonë, zbatimin e ligjit në veri, marrëdhënien me aleatët tonë. Duke pa këtë drejtim kemi iniciuar mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti, si mundësi brenda demokracisë sonë, pra me vepru në Parlament. Sot diskutuam reforma tjera edhe veprime tjera potenciale, për t’u përballë me Kurtin, me Qeverinë Kurti, me rreziqet që ia shkakton vendit. Njëkohësisht, vendosëm krijimin e disa strukturave për t’u përball me gjendjen dhe atë që vjen”, tha ai.
Lini një Përgjigje