TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Korrik 2023, 17:45

Zyrtari i lartë i NATO-s “zbarkon” në Kosovë, takohet me Kurtin  dhe Osmanin

Shkruar nga Pamfleti

Zyrtari i lartë i NATO-s “zbarkon” në Kosovë, takohet

Ndihmëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Thomas Goffus ka mbërritur sot në Kosovë dhe ka zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti, së bashku me komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.

Ende nuk është lëshuar ndonjë deklaratë nga palët lidhur me takimin, por fokusi i bisedimeve mendohet të kenë qenë tensionet në veri dhe de përshkallëzimi i situatës.

Ndërkohë pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ndihmëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s për operacione, Thomas Goffus, është pritur edhe nga presidentja Vjosa Osmani. Takimi i Goffusit me Osmanin ka nisur rreth orës 16:30, gjysmë ore më vonë se ç ‘ishte paralajmëruar.

Mediat janë lejuar të marrin pjesë vetëm në fillimi të takimit dhe më pas bisedimet janë zhvilluar me dyer të mbyllura.

kurti osmani nato

Lini një Përgjigje