TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Korrik 2023, 12:22

Hyri ilegalisht në Kosovë, policia ndalon në Zveçan ish-ministrin serb

Shkruar nga Pamfleti
Hyri ilegalisht në Kosovë, policia ndalon në Zveçan
Aleksandër Jabllanoviç

Ish-ministri për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviç, është ndaluar mbrëmë në Zveçan, sepse së bashku me një pasagjere dhe dy fëmijë kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.

Pas verifikimit Jabllanoviç është lënë i lirë.

Njësiti policor derisa ka qenë në pikë statike në rrugën për në Izvore kanë ndaluar automjetin me targa të huaja të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pasagjerja femër kosovare si dhe dy fëmijë. I dyshuari me veturë përmes rrugëve alternative jashtë vendkalimit kufitar në mënyrë ilegale nga territori i Serbisë kishte hyrë në territorin e Kosovës. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit është hapur rasti, të ndaluarit janë liruar në procedurë të rregullt.”, njofton policia.

 

aleksandër jabllanoviç kosove

Lini një Përgjigje