
Anëtari i Parlamentit Evropian, Klemen Groshelj tha se Serbisë duhet t’i bëhet pak më shumë presion për të ulur tensionet në veri të Kosovës.
Sipas tij, arena ndërkombëtare nuk po ruan balancat e duhura dhe qasja e tyre nuk është ajo e përsosura në këtë situatë kaq delikate.
“I pamë negociatat e fundit në Bruksel, po ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut që kishte një përpjekje për të marrë një vendim dhe për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje. Serbia nuk e zbatoi atë që u vendos në atë negociatë. Do të thosha se duhet t’u bëhet presion të dyja palëve, ndoshta pak më shumë Serbisë, për të qenë shumë i sinqertë. Së pari duhet të kemi një ide të qartë çfarë duan të arrijnë Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara nga ky konflikt.
Mendoj se duhet të kërkojnë një zgjidhje shumë të qartë për çështjet e hapura, të lidhura edhe me Kosovën, edhe me Serbinë, duhet të kemi një ide të qartë çfarë duam në Ballkanin Perëndimor, dhe kjo duhet të mbështetet me një politikë shumë të qartë me të ardhmen në Ballkanin Perëndimor. Mendoj se kjo është paketa që shkon dorë më dorë dhe kjo do sjellë qëndrueshmërinë dhe zgjidhjen afatgjatë për problemet në Ballkanin Perëndimor. Ndaj, më lejo të them që Kosovë-Serbi është vetëm një nga problemet që duhet të zgjidhet në mënyrë gjithëpërfshirëse në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Groshelj për Euronews Albania.
Lini një Përgjigje