TAGS-AT E JAVËS

Kosova 4 Korrik 2023, 19:21

Lajçak mbyll takimet me Kurtin e Osmanin: Duhet ende punë për zgjidhjen e krizës, sanksionet gati edhe për Serbinë

Shkruar nga Pamfleti

Lajçak mbyll takimet me Kurtin e Osmanin: Duhet ende punë për

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak është shprehur se pas takimit me kryeministrin Albin Kurti janë pajtuar që të vazhdojnë diskutimet për shtensionim të situatës në veri.

Në një prononcim për mediat pas përfundimit të takimit, Lajçak tha se ka mirëkuptim nga liderët e Kosovës që të ecet përpara në tri pikat e kërkuara nga BE-ja: shtensionim, zgjedhje të reja dhe kthim në normalizim.

Nuk është detyrë e lehtë, as situatë e lehtë. Kam pasur takime të rëndësishme me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti. Diskutim të gjatë e sinqertë. Shumë të rëndësishëm. Duhet të zgjedh fjalët, ka mirëkuptim në nevojën për të ecur para në tri pikat që janë paraqitur nga BE-ja: shtensionim, zgjedhje të reja, dhe kthim në normalizim. Ende duhet të vazhdojmë diskutimet për hapat konkretë që duhet të merren. Ai [Kurti] ka prezantuar pikëpamjet e tij, unë të miat. Takimi i gjatë, por shumë i rëndësishëm për të kuptuar pozitat e njëri-tjetrit më mirë, por jemi pajtuar të vazhdojmë”, ka thënë ai.

I pyetur për sanksionet ndaj Kosovës, Lajçak ka thënë se nuk do donte t’i komentonte, teksa shtoi se BE nuk është e lumtur me faktin që i duhej të përdorte sanksionet.

Është e qartë që BE-ja nuk është e lumtur që është në pozitën të prezantojë masa”, ka shtuar Lajçak.

Lajçak e ka bërë të qartë se nëse kuptohet që Serbia nuk po vepron në raport me kërkesat e BE-së, atëherë sipas tij, ka sanksione të gatshme edhe për ta.

BE-ja e ka bërë të qartë se ka sanksione të gatshme edhe për Serbinë, do të zbatohen nëse kuptohet se Serbia s’po vepron me kërkesat e BE-së. Është vendim i shteteve anëtare. Do të jem Beograd nesër. Dëshira ime është të mos kemi sanksione ndaj Kosovës e Serbisë. Dëshira ime është të mos kemi sanksione e të kemi dy palët në Bruksel e të negociojnë si të zbatojnë marrëveshjet”, ka thënë i dërguari i BE-së.

Para takimit me kryeministrin Kurti, Lajçak u taku fillimisht me presidenten Osmani ku fokusi ishte zgjidhja e ngërçit të krijuar nga tensionet në Veri. 

Tani më i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak do të niset drejt Serbisë ku do të diskutoj për hapat që duhet të ndërmerren për uljen e tensioneve në Veri. 

lajçak kurti prishtinë

Lini një Përgjigje