
Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në Komisionin për Integrime Europiane për situatën aktuale në veri, raportet Kosovë-BE, si dhe për masat e fundit të BE-së ndaj Kosovës.
Për këto të fundit, ai u shpreh se masat janë të përkohshme dhe se do të hiqen kur Kosova të kontribuojë në qetësimin e situatës në Veri.
“I shpjegova Komisionit se BE-ja vazhdon të mbështesë Kosovën në rrugën e saj europiane dhe këto masa do të anulohen sapo Kosova të kontribuojë në de-përshkallëzimin e situatës në veri, të organizojë zgjedhjet e reja lokale dhe të angazhohet plotësisht në dialog”, tha ai.
Ndërkaq, kryeministri Kurti në takimin që pati me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, ka thënë se këto masa janë të padrejta.
Lini një Përgjigje