TAGS-AT E JAVËS

Kosova 6 Korrik 2023, 16:10

Turi ballkanik/ Rama mbërrin në Kosovë, pritet nga presidentja Osmani; ende asnjë konfirmim për takim me Kurtin

Shkruar nga Pamfleti

Turi ballkanik/ Rama mbërrin në Kosovë, pritet nga presidentja

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kosovë në kuadër të turit të tij Ballkanik. Ashtu siç ishte parashikuar ai ka takuar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin teksa më vonë pritet të takojë kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Ende nuk ka një konfirmim nëse do ketë një takim ‘kokë më kokë’ me Kurtin. Kjo përballje është gjithnjë edhe më e përfolur pas refuzimit të Kurtit dhe ironive të vazhduara të Ramës.

Kujtojmë se një ditë më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti refuzoi një takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili po e zhvillon këtë tur në kuadër të përgatitjeve të samitit për Procesin e Berlinit që pritet të mbahet në tetor në Tiranë.

Kurti kushtëzoi takimin me Ramën, pasi i kërkoi atij zhvillimin e mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive. Kurti tha se do të mirëpriste Ramën të zhvillonin mbledhjen e dy qeverive e të firmosnin13 marrëveshjeve të përbashkëta për të cilat ishin dakordësuar më parë. Me firmosjen e 13 marrëveshjeve sot nga qeveria shqiptare, tashmë pritet sërish përgjigja e Kurtit!

rama kosova osmani

Lini një Përgjigje