
Mbyllet takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Rreth orës 16.00 Rama shkoi në Presidencë dhe mes tyre ka pasur një bisedë mbi 60 minuta. Ka qenë vetë Osmani që ka reaguar në rrjetet sociale.
“Me Kryeministrin Edi Rama diskutuam sot proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit. Forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona është në të mirë të qytetarëve tanë dhe në të mirë të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike”, shkruan Osmani.
Ndërkohë mësohet se në Presidencë shkoi dhe kreu i Kuvendi, Glauk Konjufca, me të cilin po ashut po zhvillon takim Rama. Gjithashtu aty u pa dhe ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeff Hovenier. Mësohet se Rama do të ketë takim edhe me të.
Lini një Përgjigje