TAGS-AT E JAVËS

Kosova 4 Janar 2024, 08:33

Kërkoi falje për gjenocidet në Kosovë, arrestohet nga shërbimi sekret politikani serb

Shkruar nga Pamfleti
Kërkoi falje për gjenocidet në Kosovë, arrestohet nga
Nikolla Sanduloviç

Çedomir Stojkoviç, avokati i kryetarit të Partisë Republike Serbe, Nikolla Sanduloviç, ka thënë se klienti i tij është arrestuar nga shërbimi sekret serb (BIA).

Arsyeja e arrestimit të tij, ishte vizita e Sanduloviç në Prekaz vitin e kaluar ku edhe kishe kërkuar falje për krimet e Serbisë

Politikani republikan serb më 2 janar të këtij viti e kishte shkruar një postim në platformën “X”, ku kishte rikthyer mesazhin për vizitën e tij në Prekaz që kishte ndodhur në shkurtit të viti të kaluar.

”Unë jam i vetmi politikan nga Serbia që kam ardhur për të nderuar viktimat e pafajshme shqiptare, familjen Jashari, në Prekazi. Kërkova falje dhe kërkova falje në emër të serbëve që nuk e bënë këtë”, ka shkruar Sanduloviç.

Por sipas avokatit të tij, ky postim është bërë shkak i arrestimit.

”Vetëm 1 ditë pas postimit të tij në rrjetin X ku shpreh ngushëllimet e tij për shqiptarët në Kosovë për eliminimin e 50 anëtarëve të familjes Jashari në vitin 1998, dhe vetëm 1 minutë pasi media e regjimit filloi një fushatë të orkestruar urrejtjeje kundër tij për shkak të atij postimi, fjali të thjeshta që shprehin ngushëllime”, ka shkruar ai.

nikolla sanduloviç arrestim

Lini një Përgjigje