Ministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë.
Sot Cameron do të zhvillojë fillimisht një takim me ministren e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz.
Pas takimit, Gërvalla dhe Cameron do të mbajnë një konferencë për media.
Më pas ministri britanik i Punëve të Jashtme do të takojë edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Cameron ka arritur mbrëmjen e 3 Janarit në Prishtinë. Ai është pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti.
Ky i fundit në një postim në Twitter shkruan se ishte kënaqësi të takojë ministrin e Punëve të Jashtme të Britanisë.
“Kënaqësi të pres ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron në Prishtinë në udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar të këtij viti. Mbretëria e Bashkuar ka qenë një aleat i vendosur dhe besnik i Republikës së Kosovës, që para krijimit të shtetit tonë. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e qëndrueshme dhe marrëdhëniet e shkëlqyera që gëzojmë”, shkruan Kurti.
A pleasure to host ???????? Foreign Secretary & fmr PM @David_Cameron tonight in Prishtina for his first international trip of the year. The UK has been a staunch & faithful ally of????????since before our statehood. We are grateful for the enduring support & excellent relations we enjoy. pic.twitter.com/z7BEuLQ44d
— Albin Kurti (@albinkurti) January 3, 2024
Cameron ka qenë kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar gjatë viteve 2010-2016, ndërsa aktualisht ushtron detyrën e ministrit të Jashtëm.
Lini një Përgjigje