Eksperti i sigurisë Drizan Shala thotë se Albin Kurti ka pasur një rritje të madhe në elektorale pas sulmit në Banjskë.
Sipas tij, nëse në 2024 do të ketë ndonjë ngjarje që cenon sigurinë kombëtare të Kosovës, vendi shkon në zgjedhe dhe Albin Kurti fiton thellë.
“Qëndrimi i tij në pushtet vlerësohet mbi mundësitë për të çuar vendin në një kaos, në momentin që ka luftëra në Ballkanin Perëndimor ka një pëlqyeshmëri më të madhe ndaj liderëve. Dhe ky do të duhet të jetë argumenti kyç; në momentin më kritik të sigurisë në Kosovë ne do të gjendemi para zgjedhjeve dhe kjo do t’i siguronte një fitore absolute në zgjedhje Kurtit”, tha eksperti për Euronews Albania.
Ju rikujtojmë se Kosova feston vitin e ri me liberalizimin e vizave.
Nga 1 janari i vitit 2024, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në atë që njihet si zona Schengen, e përbërë prej 27 shtetesh, shumica e tyre anëtare të Bashkimit Evropian. Udhëtimet pa viza do të shërbejnë kryesisht për vizita turistike apo familjare dhe jo për qëllime punësimi.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka uruar sërish qytetarët e Kosovës për heqjen e vizave, duke thënë se kanë pritur shumë për këtë ditë.
“Kemi pritur shumë gjatë, nga sot po hiqet një padrejtësi. Qytetarët tanë tashmë do të mund të lëvizin në 32 vende. Sot do të udhëtojnë për në Vjenë 50 qytetarë të cilët kanë fituar këtë mundësi në kuadër të fushatës tonë. Të respektojnë kriteret, dhe kudo që të udhëtojmë mos të harrojmë se shtëpia jonë është Kosova. Urime viti i ri dhe për herë të fundit urime liberalizimi i vizave”, tha Kurti.
Lini një Përgjigje