TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Janar 2024, 10:04

Sherr me thika në Prizren, pesë të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Sherr me thika në Prizren, pesë të plagosur

Pesë persona janë plagosur pas një sherri me thika dhe sende të tjera të mprehta në Prizren të Kosovës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së hënës, teksa Policia e Kosovës sot njofton se të plagosurit kanë pësuar dëmtime.

Dy prej të plagosurve janë të mitur. Mësohet se sherri mes tyre ka ndodhur për motive banale, teksa të gjithë u plagosën dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se “me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

Lini një Përgjigje