TAGS-AT E JAVËS

Kosova 1 Janar 2024, 18:37

Kosova pa viza drejt BE, reagon Borrell: Vendim historik, sjell përfitime të rëndësishme

Shkruar nga Pamfleti

Kosova pa viza drejt BE, reagon Borrell: Vendim historik, sjell përfitime

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell tha se hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës është vendim historik i BE-së.

Në rrjetin social X, ai shkruan se kjo sjell përfitime të rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për BE-në.

“Hyn në fuqi një vendim historik i BE-së. Qytetarët e Kosovës që nga sot mund të udhëtojnë në BE pa viza. Kjo sjellë përfitime të rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për BE-në. I gjithë Ballkani Perëndimor tashmë është i lidhur me zonën Shengen përmes liberalizimit të vizave”, tha Borell.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, sot u organizua udhëtimi i parë i 50 qytetarëve, që fituan udhëtimin drejt Vjenës në kuadër të një fushate informuese të autoriteteve lidhur me liberalizimin e vizave.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se për vite të tëra qytetarët u privuan nga e drejta për të lëvizur pa viza në zonën Schengen.

Lini një Përgjigje