TAGS-AT E JAVËS

Kosova 1 Janar 2024, 14:21

Kosova pa viza drejt BE, Osmani: Dëshmuam se nuk dorëzohemi!

Shkruar nga Pamfleti

Kosova pa viza drejt BE, Osmani: Dëshmuam se nuk dorëzohemi!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me ngjarjen historike të liberalizimit të vizave.

Ashtu si kryeministri Albin Kurti, edhe Osmani tha se deri më tani popullit të Kosovës i ishte ndaluar padrejtësisht liria e lëvizjes.

Presidentja nënvizoi se kjo fazë e historisë së shtetit të Kosovës pasqyron këmbnguljen e vendit për të qenë sa më pranë Europës.

“Me përkushtim të palëkundur, populli i Kosovës dëshmoi se nuk dorëzohet dhe nuk heq dorë kurrë nga vendi i merituar në familjen evropiane”,- tha ajo.

Lini një Përgjigje