TAGS-AT E JAVËS

Kosova 1 Janar 2024, 12:33

Liberalizimi i vizave për Kosovën, këto janë pasojat në rast të shkeljeve të rregullave të udhëtimit

Shkruar nga Pamfleti

Liberalizimi i vizave për Kosovën, këto janë pasojat në

Qytetarët e Kosovës nga sot (1 janari) mund të udhëtojnë pa viza në Zonën Shengen. Por, ata që nuk i zbatojnë rregullat e udhëtimit do të përballen me pasoja.

Faqja Integrimi Evropian i Kosovës ka publikuar pasojat që i presin qytetarët në rast të shkeljeve të këtyre rregullave të udhëtimit

“Nëse ju qëndroni në zonën Shengen për më shumë se 90 ditë (pa leje qëndrimi ose vizë qëndrimi afatgjatë) atëherë ju jeni i/e pranishme në mënyrë të paligjshme, gjë që mund të rezultojë në një ndalim të udhëtimit në zonën Shengen”, thuhet në njoftimin e kësaj faqeje.

Në njoftim sqarohet se të punohet në zonën Shengen pa leje pune është gjithashtu e paligjshme (edhe nëse është më pak se 90 ditë) dhe gjithashtu mund të rezultojë në një ndalim të rihyrjes në zonën Shengen.

Në varësi të shtetit anëtar, thuhet se mund të zbatohen edhe gjoba administrative dhe financiare.

Në rast të shkeljeve eventuale dhe abuzimit të udhëtimit pa vizë, pasojat personale përfshijnë: shqiptimin e gjobës financiare dhe shënim zyrtar në pasaportën dhe dosjen tuaj ku figuron shkelja në sistemin Shengen si dhe ndalimi i hyrjes në zonën Shengen deri në 5 vite”, thuhej më tej në njoftim.

liberalizimi i vizave për kosovën vizat shengen

Lini një Përgjigje