Demokracia liberale në gjendje kome! Rendi botëror në grahmat e fundit – i riu ende në proces!
Përpjekja e Vladimir Putin për ta larguar Rusinë nga Perëndimi po debatohet atje nga disa që argumentojnë se ajo përfaqëson zgjedhjen e tij personale dhe të tjerë që gjykojnë se kjo nuk është një rezultat i pashmangshëm i historisë dhe kulturës ruse.
Historiani Sergej Medvedev argumenton se nuk është ky boshti, por është pjesë e një ndryshimi tektonik në botë që po prek më shumë se Rusinë.
Në një koment në kanalin e tij telegram, Medvedev thotë se i duket se “paradigmës 500-vjeçare të përhapjes së qytetërimit perëndimor dhe dukurive të bashkëshoqëruara të modernizimit të rimëkëmbjes po i vjen fundi”
Më tutje ai vazhdon: “Nuk ka më një qytetërim global. Kjo mbështetej në fuqinë ushtarake perëndimore, e cila po shembet para syve tanë përballë sfidave dhe identiteteve të reja dhe si rrjedhojë bota po copëtohet në zona të përparimit teknologjik dhe social dhe zona të arkaizmit”, të cilat, megjithatë, kanë disa nga tiparet e atyre zonave.
Rusia, sipas Medvedevit mbetet e lidhur me ekonominë botërore për shkak të eksportit të burimeve natyrore dhe konsumit elitar urban; por nuk do ta njohë ekzistencën e "problemit të 'përfshirjes në qytetërimin botëror'." Kjo sfidë nuk ekziston më, sipas historianit rus, sepse as Rusia dhe as shumë vende të tjera nuk e pranojnë atë si qëllim.
Parë nga ky këndvështrim, Medvedev argumenton: “Sqepi historik i Putinit me Perëndimin, i cili mbështetet nga popullsia dhe miratohet nga shumica e botës së jashtme, nuk është një aksident, por një model dhe ndoshta edhe një përpjekje për të bashkuar atë që tani është një botë e ndarë."
Në këtë aspekt, përfundon ai, “Rusia e Putinit është si një copë gjigante akulli që sapo është shkëputur nga Antarktida dhe po shkon drejt së panjohurës. Vetëm Zoti e di se sa kohë do të duhet të udhëtojë para se të shkrihet.”
Në këtë udhëtim drejt të panjohurës, Rusia po e merr me vete edhe Serbinë.
Deri më tani, Perëndimi ka vepruar në raport me Evropën Juglindore duke aplikuar më shumë metodologjinë e katrorit të rrethit: duke e mbajtur atë afër aq sa mos të humbasë shpresën se ajo është pjesë integrale e kontinentit të vjetër edhe në rrafshin politik, përveç atij kulturor, por jo aq sa për ta integruar.
Është koha ta bëjmë një rezyme rreth zhvillimeve në Evropën Juglindore në vitin që po lëmë, duke shpresuar të mos kthehet më, sidomos jo me gjithë ato ndeshtrasha që i imponoi gjeopolitika post moderne.
Zhvillimet në Kosovë, sidomos përplasja më 24 shtator në Banjë [Albanik/ Leposaviq] – veriun e Republikës, mes Shtetit dhe njësisë terroriste serbe që Shtatmadhoria e Armatës Serbe tok me Rusinë e kishin projektuar si betejë që do të shënonte prologun e frontit të dytë të luftës në Evropë, paraqesin majën e Ajsbergut të gjeopolitikës post moderne serbe në raport me Republikën e Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi, por që do të shënonte edhe kthesën e madhe në Evropën Juglindore. Por, ai akt agresioni, de fakto shënon fillimin e përshkallëzimit të rivalitetit serbo-shqiptar, që do të imponojë ri këndelljen e Perëndimit dhe ri pozicionimin e NATO-s në Evropën Juglindore. Impenjimi i diplomacisë perëndimore përmes ecejakeve të diplomatëve e politikanëve të rangut të lartë në kryeqendrat politike të rajonit, tregojnë për natyrën alarmante të situatës.
Qendrat vendimmarrëse në Perëndim, politikanët më të fuqishëm të Evropës dhe vendet që ata drejtojnë, me këtë veprim po përpiqen të mbajnë nën kontroll situatën gjithnjë e më të rrezikshme në rajon. Ata janë të vetëdijshëm, se levat dhe mekanizmat e përdorur deri vonë për të menaxhuar Serbinë, të krijuar pas shpërbërjes së Jugosllavisë, janë plotësisht të konsumuar dhe të paaftë për të dalë nga pozicioni aktual. Këtë proces e bën edhe më të zymtë rrjedha e luftës në Ukrainë dhe sidomos fundi i saj. Kjo përfundimisht konfirmon atë që Perëndimi nuk donte ta pranonte deri dje: Serbia tash sa kohë është pengu i Rusisë, rrjedhimisht ajo me kohë është pozicionuar që të shërbejë si satelit i Rusisë hegjemoniste në Evropën Juglindore.
Emri i listës zgjedhore të grupimit politik pro rus Aleksandar Vuçiç - Serbia nuk duhet të ndalet" flet shumë jo vetëm për Serbinë e vitit 2024./Pamfleti
Lini një Përgjigje