TAGS-AT E JAVËS

Kosova 4 Janar 2024, 07:39

Ervin Karamuço zbulon detajet: Vrasja e Liridonës lidhet me një ngjarje tjetër kriminale

Shkruar nga Pamfleti

Ervin Karamuço zbulon detajet: Vrasja e Liridonës lidhet me një

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur për mediat kosovare në lidhje me situatat e fundit në Kosovë si dhe vrasjen e Liridona Ademajt që tronditi mbarë opinionin publik.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, Karamuço tha se ajo që dinte e Liridona mbi një ngjarje tjetër kriminale, përbënte rrezik, ndaj dhe ndodhi edhe vrasja e saj.

“Bota sot”: Z. Karamuço, për vrasjen e Liridona Ademajt, që tronditi Kosovën, janë dhënë shumë versione mbi motivet. Ju keni përmendur një “sekret të madh”, për të cilin sipas jush, është vrarë Liridona. Cili mund të jetë ai?

Ervin Karamuço: Vrasja e Liridonës është një ngjarje e shëmtuar që ka tronditur gjithë shqiptarinë, duke njollosur doket dhe zakonet mbi respektin ndaj nënave dhe grave në familjet shqiptare. Unë mendoj se kjo vrasje ka lidhje me një ngjarje tjetër kriminale, për të cilën e ndjera kishte dijeni dhe përbënte rrezik nëse do të fliste. Kjo ka qenë arsyeja që unë e kam konsideruar vrasjen e saj, pasojë e një sekreti të madh që nuk duhet të zbulohej. Jam besimplotë se kolegët tanë kosovarë do të arrijnë të zbardhin motivin e kësaj ngjarjeje dhe fajtorët do të marrin dënimin e merituar.

 

ervin karamuco vrasje liridona

Lini një Përgjigje