TAGS-AT E JAVËS

Kosova 3 Korrik 2024, 09:38

Homazhet për Ismail Kadare, krerët e shtetit të Kosovës vijnë në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Homazhet për Ismail Kadare, krerët e shtetit të Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca

Sot po i jepet lamtumira e fundit shkrimtarit të madh, Ismail Kadare.

Në ceremoninë lamtumirëse në Tiranë do të marrin pjesë edhe krerët e shtetit, Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Në Tiranë do të jenë të pranishëm edhe disa ministra e deputetë të Kosovës.

Shkrimtari me famë botërore vdiq në moshën 88-vjeçare në mëngjesin e së hënës në Qendrën Spitalore Universitare “Nëna Terezë” në Tiranë pas një sulmi në zemër.

Kjo është agjenda e ceremonisë lamtumirëse:

09:00 – Homazhet publike në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit
Popullor

11:30 – Ceremonia shtetërore e Lamtumirës

12:30 – Nisja e kortezhit në drejtim të varrezave të Tufinës

homazhet për ismail kadare kurti osmani

Lini një Përgjigje