TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Korrik 2024, 07:40

Lamtumirë Ismail Kadare! Gjeniu i letrave shqipe përcillet sot në banesën e fundit

Shkruar nga Pamfleti
Lamtumirë Ismail Kadare! Gjeniu i letrave shqipe përcillet sot në
Ismail Kadare

Shkrimtari i madh Ismail Kadare do të përcillet sot për në banesën e fundit.

Qeveria shpalli të hënën dy ditë zie në nderim të gjeniut të letrave shqipe, i cili u nda nga jeta mëngjesin e 1 korrikut në moshën 88-vjeçare.

Kadare do të përcillet me ceremoni shtetërore, ndërsa homazhet do të mbahen në mjediset e Teatrit të Operës dhe Baletit.

Kolosi i letrave shqipe Ismail Kadare është vlerësuar ndërkombëtarisht me një sërë titujsh.  Dekoratën e fundit “Oficeri të Madh të Legjionit të Nderit” ai e mori më 16 tetor të vitit 2023 nga presidenti i Francës Emmanuel Macron gjatë një ceremonie në Tiranë.

Ai bëri që Shqipëria të ishte pjesë e letërsisë botërore.

Ceremonia shtetërore për nderimet dhe përcjelljen e fundit të personalitetit të shquar të Letrave Shqipe, Ismail Kadare, do të nisë në orën 09:00 me homazhe publike në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Në orën 11:30 do të mbahet ceremonia e Lamtumirës, teksa kortezhi do të niset drejt varrezave të Tufinës rreth orës 12:30.

Shpenzimet e funeralit do të mbulohen të gjitha nga Ministria e Kulturës. Të mërkurën në orën 13:00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjithë vendin, teksa e mërkura është shpallur ditë zie dhe në Kosovë.

Ceremonia shtetërore për nderimet dhe përcjelljen e fundit të personalitetit të shquar të letrave shqipe, Ismail Kadare:

09:00 – Homazhet publike në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit
Popullor

11:30 – Ceremonia shtetërore e Lamtumirës

12:30 – Nisja e kortezhit në drejtim të varrezave të Tufinës

13.00- Çdo veprimtari do të ndërpritet dhe do të mbahet një minutë heshtje në nder të kolosit të letrave shqipe.

Këshilli i Ministrave miratoi dy ditë zie në nder të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili mbylli sytë përgjithmonë sot në moshën 88-vjeçare. Edhe ditën e sotme flamujt në institucionet shtetërore dhe publike janë ulur në gjysmështizë.

ismail kadare përcillet sot për në banesën e fundit

Lini një Përgjigje