
Erëra të fuqishme dhe reshje shiu kanë përfshirë disa qytete në Kosovës. Në rrjetet sociale janë publikuar disa pamje nga Peja, Podujeva, Skenderaj dhe Vushtrria, ku shihet se ka filluar të ketë reshje shiu.
Ndërsa, në Prishtinë ka filluar të ketë erëra të fuqishme.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) më herët ka njoftuar se situata hidrometeorologjike në vend ende nuk është stabile pasi pritet të ketë reshje shiu vende-vende me intensitet më të lartë.
“Të nderuar, situata e përgjithshme Hidrometeorologjike ditëve të fundit është jo stabile, si pasojë e reshjeve të shiut të përcjella me stuhi lokale me breshër dhe erëra të forta, duke shkaktuar edhe vërshime të shpejta sidomos të disa rrjedhave ujore me karakter malorë (rrëke, përrocka etj). Kërkoni strehë menjëherë: Nëse jeni jashtë kur fillon stuhia, kërkoni menjëherë një vend të mbrojtur, si një dyqan, ndërtesë ose ndonjë strehë tjetër”, thuhet në njoftim.
Lini një Përgjigje