TAGS-AT E JAVËS

Kosova31 Tetor 2025, 15:44

Fatos Nano ndërroi jetë, reagon Haradinaj: Ishte kontribuues kyç i çështjes shqiptare në kohë krize!

Shkruar nga Pamfleti

Fatos Nano ndërroi jetë, reagon Haradinaj: Ishte kontribuues


Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-kryeministrit shqiptar, Fatos Nano.

Haradinaj thotë se Nano dha kontribut kyç në çështjet shqiptare në kohëra krize, brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, z. Fatos Nano. Në emrin tim dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Nano, të afërmve, kryeministrit Edi Rama, Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve.

Mirënjohje për rolin e tij udhëheqës dhe vizionar. Kontribuues kyç i çështjes shqiptare në kohëra krize brenda dhe jashtë kufinjve të Shqipërisë.  U prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.

Lini një Përgjigje