TAGS-AT E JAVËS

Kosova31 Tetor 2025, 12:36

Kosova pa qeveri, Presidentja Osmani mbledh kryetarët e partive politike

Shkruar nga Pamfleti
Kosova pa qeveri, Presidentja Osmani mbledh kryetarët e partive politike
Presidentja Osmani mbledh në takimin me kryetarët e partive politike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur një takim me liderët e partive politike në vend. 

Pas shumë muajsh ngërçi politik në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, vendi mbetet pa qeveri funksionale pasi në seancën e fundit dështoi formimi i qeverisë me mandatar, Albin Kurtin.

E para e vendit do të ketë takim konsultativ teksa ka bërë thirrje për marrëveshje politike mes subjekteve për të kaluar bllokadën shtetërore.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka hedhur poshtë mundësinë që të bëhet mandatar i radhës në rast se presidentja e pyet nëse ka shumicën, teksa nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu thotë se LVV do të dal me qëndrim nëse do të ketë mandatar të ri pas takimit me Osmanin.

Kujtojmë se mandatari i parë i LVV-së për kryeministër Albin Kurti mori 56 vota pro në seancën e fundit, teksa presidentja pas dështimit të mandatarit të parë sipas Kushtetutës duhet të caktojë mandatarin e radhës në periudhën brenda 10 ditësh.

kosova pa qeveri

Lini një Përgjigje