TAGS-AT E JAVËS

Kosova17 Mars 2025, 15:51

Dialogu me Serbinë, i dërguari i BE-së takohet me Kurtin: Ishte një fillim i mirë!

Shkruar nga Pamfleti

Dialogu me Serbinë, i dërguari i BE-së takohet me Kurtin: Ishte

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në një deklaratë për mediat pas takimit me Kurtin, Sorensen tha se fokusi i bisedimeve ishte Albin rreth mënyrës se si mund të ecet përpara me procesin e dialogut. Ndër të gjitha, ai e quajti takimin e parë me Kurtin si një “fillim i mirë”.

Në një adresim të shkurtër për media pas takimit me Kurtin, Sorensen ka deklaruar se procesi i dialogut ka sjellë me vete shumë zhvillime në të cilat duhet punuar.

"Qëllimet janë që të vazhdojë procesi dhe të ecet përpara. Tani qëllimi për mua është që të flasë me njerëz dhe të shoh qëndrimet e tyre. Unë kam diskutime këtu në Prishtinë, por po ashtu më duhet të shkoj në Beograd.

Pasi të zhvilloj këto biseda unë do të ulem dhe të shoh se ku jemi. Ne duhet të punojmë dhe sigurohemi që qytetarëve t`iu ofrohen shërbimet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kjo është ajo çfarë po përpiqemi të bëjmë", tha ai.

Lini një Përgjigje