TAGS-AT E JAVËS

Kosova15 Mars 2025, 16:54

Zgjedhjet në Kosovë, shpallet rezultati zyrtar/ Si ndahen mandatet mes partive, VV kryeson me 48 deputetë

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Kosovë, shpallet rezultati zyrtar/ Si ndahen mandatet mes

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje është konfirmuar si partia e parë me 42.3 për qind të votave. Kjo parti ka marrë 48 mandate në Kuvendin e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.95 për qind të votave apo 24 mandate.

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka marrë 18.27 për qind të votave apo 20 mandate.

Koalicioni AAK-Nisma ka dalë në vend të katërt me 7.06 për qind të votave apo tetë mandate.

Në nivel vendi të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 966 mijë e 283 qytetarë apo 46.54 për qind e atyre me të drejtë vote.

Gjatë fjalës në mbledhjen e KQZ-së, kryetari Kreshnik Radoniç tha se vonesat në shpalljen e rezultateve kanë ndodhur për shkak të “zbatimit të ndryshimeve të shumta ligjore” dhe “problemeve me prezantimin e rezultateve preliminare për subjektet politike”.

 

Lini një Përgjigje