TAGS-AT E JAVËS

Kosova14 Mars 2025, 13:49

“Maskat” e Hagës, dalin fotot si u shoqërua nën masa të rrepta sigurie Hashim Thaçi në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti
“Maskat” e Hagës, dalin fotot si u shoqërua nën masa
Hashim Thaçi

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u rikthye ditën e djeshme për disa orë në Prishtinë, për të parë babain e tij në spital.

Kjo vizitë është pranuar pas disa refuzimesh të Hagës dhe pas ankesave të shumta se Thaçit po i shkelen të drejtat njerëzore.

“Maskat” e Hagës, dalin fotot si u shoqërua nën masa

Gjatë kësaj vizite dhe qëndrimit në QKUK, deri në momentin kur ka dalë për t’u larguar nga oborri i spitalit, Thaçi është ruajtur me masa të rrepta sigurie.

“Maskat” e Hagës, dalin fotot si u shoqërua nën masa

Personat e sigurimit të Hagës të veshur civilë dhe me maska, që shkonin nga pjesa e qafës e deri tek sytë, kanë ruajtur rreptësishtë Thaçin.

“Maskat” e Hagës, dalin fotot si u shoqërua nën masa

Një prej mjekëve që e ka përqafuar dhe që Thaçi i ka thënë disa fjalë tek shkallët dalëse, i është tërhequr vërejtja nga trupat e sigurisë, i cili është rikthyer dhe ka shkëmbyer disa fjalë me të.

“Maskat” e Hagës, dalin fotot si u shoqërua nën masa

hashim thaçi

Lini një Përgjigje