TAGS-AT E JAVËS

Kosova16 Mars 2025, 13:24

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti u shprehin ngushëllimet familjarëve

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti u

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një diskotekë kanë mbetur të vdekur të paktën 59 persona dhe qindra të tjerë të lënduar.

 “Lajme shkatërruese nga Koçani, Maqedonia e Veriut. Humbja e kaq shumë jetëve të reja është një tragjedi përtej fjalëve”, është shprehur Osmani në një postim në “X”.

Presidentja u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe të gjithë njerëzve të Maqedonisë së Veriut në këtë kohë të vështirë.

“Ne shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe qëndrojmë pranë familjeve të viktimave dhe të gjithë njerëzve të Maqedonisë së Veriut në këtë kohë të vështirë. Ju jeni në mendimet dhe lutjet tona”, ka shkruar Osmani.

Po ashtu, edhe kryeministri Albin Kurti shprehu ngushëllimet e tij më të thella për familjet e viktimave dhe solidaritet me popullin dhe qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

“Me pikëllim të thellë mësova për humbjen shkatërruese të 51 jetëve në Koçan të Maqedonisë së Veriut, si pasojë e një shpërthimi tragjik zjarri në një klub nate. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet që humbën më të dashurit e tyre, si dhe për liderët dhe qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë vendit në këtë kohë pikëllimi. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe të plotë”, ka shkruar Albin Kurti.

Lini një Përgjigje