
Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka ndërruar jetë në QKUK. Ai prej kohësh ishte i shtruar në Qendrën Klinike Universitare në gjendje të rëndë shëndetësore, ku edhe ditëve të fundit u vizitua nga Hashim Thaçi.
Ish-Presidenti Thaçi kreu vizitë te babai i tij, tash i ndjeri, ditë më parë nën masa të rrepta sigurie për një kohëzgjatje rreth tri orësh.
Kujtojmë se pas tri herë refuzimesh, Gjykata Speciale i miratoi kërkesën ish-Presidentit Thaçi, për t'u kthyer në Kosovë.
Më herët, Gjykata Speciale kishte refuzuar disa kërkesa të njëpasnjëshme, me arsyetimin se gjendja shëndetësore e babait të Thaçit nuk justifikonte një kthim të menjëhershëm.
Megjithatë, përkeqësimi i fundit i situatës ka bërë që trupi gjykues të rishqyrtojë vendimin dhe të japë lejen për një vizitë të kufizuar.
Lini një Përgjigje