TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Prill 2023, 21:22

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Edward Joseph: Pse është mërzitur Vuçiç? Tani hapet rruga për Asociacionin

Shkruar nga Pamfleti

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Edward Joseph: Pse

Eksperti i Ballkanit Perëndimor dhe hulumtuesi i Universitetit Johns Hopkins, Edëard Joseph, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dhe Beogradi zyrtar duhet të festojë për përparimin e votimit të Këshillit të Evropës dhe liberalizimit të vizave për kosovarët në Bashkimin Evropian.

Në një seri shkrimesh të postuara në llogarinë e tij në Tëitter, Joseph ka thënë se votimi i së hënës, do ta nxisë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

President Vuçiç, së shpejti diplomatët tuaj do të mund të diskutojnë çështje të rëndësishme të të drejtave të njeriut - jo në takimet e kryesuara nga BE-ja - por me kolegët diplomatë nga Republika e Kosovës, në Këshillin e Evropës. Votimi i KiE-së nxit menjëherë perspektivat për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Zbatimi do ta bëjë të pashmangshëm anëtarësimin e Kosovës në KiE, duke u dhënë serbëve qasje në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Dhe liberalizimi i vizave më në fund do t'u japë serbëve të Kosovës udhëtimin pa viza në BE”, ka thënë ai, duke shtuar se meqë mirëqenia e serbëve të Kosovës është prioriteti kryesor i Vuçiçit, ai duhet ta kuptojë se ata janë përfituesi më i madh.

Joseph më tej ka thënë se shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, duhet ta informojë Spanjën dhe vendet tjera mosnjohëse ndaj Kosovës, të cilat janë anëtare të BE-së, se duke votuar kundër në KiE, Serbia ka shkelur marrëveshjen me Kosovën, e cila është ligjërisht të detyrueshme, e hartuar nga BE-ja.

joseph kosova serbia

Lini një Përgjigje