TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Prill 2023, 16:19

Kosova kalon me sukses fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Shkruar nga Pamfleti

Kosova kalon me sukses fazën e parë të anëtarësimit

Kosova ka kaluar me sukses  fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Komiteti i Ministrave e kaloi çështjen te Asambleja e Përgjithshme ku dhe do të bëhet më pas votimi final, duke përmbyllur një hap shumë të rëndësishëm në rrugëtimin e Kosovës në institucionet kombëtare.

Ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që njoftoi se komiteti i Ministrave i ka dhënë mbështetje Kosovës me një numër të lartë votash.

Komiteti i Ministrave të shteteve anëtare, me mbi dy të tretat e votave të nevojshme, i dha sot mbështetje aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke përmbyllur kështu fazën e parë të anëtarësimit të plotë të Republikës sonë në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare. Shteti ynë do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës. Këshilli i Evropës do t’i shtojë vlerë demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në shtetin tonë”, ka deklaruar Kurti.

Gjithashtu, kryeministri ka falënderuar edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për punën e pandërprerë.

Falënderoj ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ministren Gërvalla, zëvendësministrin Ahmeti dhe ekipet e tyre për punën e pandërprerë, si dhe partnerët tanë e shtetet anëtare, për përkrahjen e pakursyer”, tha ai.

Një reagim erdhi dhe nga presidentja Vjosa Osmani. Ajo ka falënderuar shtetet anëtare për votim.

Së shpejti, flamuri i Republikës së Kosovës do të valëvitet edhe në Këshillin e Evropës. ???????? Faleminderit aleatëve tanë që sot votuan jo vetëm për Kosovën, por mbi të gjitha për demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut”, theksoi ajo.

kie kosov anetaresim kurti

Lini një Përgjigje