TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Prill 2023, 10:48

Zgjedhjet në veri të Kosovës, Kurti: Bojkoti ishte si pasojë e kërcënimeve të Beogradit

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet në veri të Kosovës, Kurti: Bojkoti ishte si pasojë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se në zgjedhjet në veri pati dalje të ulët të votuesve për shkak të atmosferës së frikësimit dhe të shantazhit.

Ai tha se bojkotimi i zgjedhjeve ishte nga fushatat kërcënuese të Beogradit dhe “veglave të tij kriminale”.

Ai i ka uruar të zgjedhurit, ndërsa tha se krah tyre do të jetë Qeveria e se ata “duhet të punojnë me përkushtim dhe të shërbejnë pa dallim”.

“Zgjedhjet për kryetar në katër komunat veriore të Kosovës dhe për kuvendet komunale në dy sosh, dje u zhvilluan qetë dhe pa incidente. Falënderoj KQZ-në për organizimin, policinë e Kosovës për sigurinë dhe qytetarët për mbështetjen. Atmosfera ishte ajo e frikësimit dhe shantazhit andaj edhe dalja e qytetarëve në zgjedhje ishte e ulët. Bojkoti ishte i imponuar nga fushata kërcënuese e Beogradit zyrtar dhe e veglave të tij kriminale në terren në veri. I falënderoj qytetarët për kurajon dhe qetësinë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore.

Nga rezultatet preliminare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë fituar nga dy komuna.

 

zgjedhjet në veri kurti

Lini një Përgjigje