TAGS-AT E JAVËS

Kosova23 Prill 2023, 20:18

Përfundon procesi zgjedhor në veri, Petkoviç: Fitues janë serbët që bojkotuan votimet!

Shkruar nga Pamfleti
Përfundon procesi zgjedhor në veri, Petkoviç: Fitues janë

Drejtori i Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviç tha më 23 prill se fitues të zgjedhjeve në veri të Kosovës janë populli serb në Kosovë, i cili i bojkotoi këto zgjedhje sepse nuk dëshiron okupimin.

Kjo është një disfatë për atë pjesë të bashkësisë ndërkombëtare që e mbështeti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe deklaroi se do t’i njohë rezultatet” e zgjedhjeve", tha Petkoviç në konferencën për media të mbajtur në Beograd.

Petkoviç tha se, sipas të dhënave të autoriteteve në Serbi, në zgjedhje kanë votuar 13 persona të kombësisë serbe.

Ai i quajti zgjedhjet antidemokratike dhe jolegjitime. Petkoviç kritikoi Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që lejoi mbajtjen e zgjedhjeve në kontejnerë, që ruheshin nga Policia e Kosovës.

Ai po ashtu tha se nuk ka rrugë të mëtutjeshme drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë pa u themeluar Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

I pyetur se çfarë mund të pritet në takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të paralajmëruar për 2 maj, Petkoviç tha se presidenti i Serbisë nëse shkon në Bruksel më 2 maj, do të tregojë se mbron popullin serb, paqen dhe stabilitetin me gjithë fuqinë e tij.

përfundon procesi zgjedhor në veri petkoviç

Lini një Përgjigje