TAGS-AT E JAVËS

Kosova23 Prill 2023, 14:04

Kandidati i PDK-së: Vuçiç po i bën presion serbëve të mos votojnë

Shkruar nga Pamfleti

Kandidati i PDK-së: Vuçiç po i bën presion serbëve

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Zubin Potokun, Izmir Zeqiri u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Në një komunikim për mediat, Zeqiri tha se zgjedhjet po vijojnë pa probleme.

“E kryem obligimin tonë qytetar e kushtetues, votuam për këto zgjedhje të cilat uroj që të dalin të suksesshme edhe me siguri ashtu. Si duket procesi po shkon në gjendje të rregullt dhe mirë. Uroj që këto zgjedhje të pranohen dhe të jenë të suksesshme. Unë kisha bërë thirrje edhe prej këtu gjithë qytetarëve që të dalin dhe të kryejnë obligimin e tyre qytetar dhe kushtetues”, tha ai.

Zeqiri shtoi se serbëve të veriut po u presion nga shteti serb, edhe pse ata kanë dëshirë që të marrin pjesë në këto zgjedhje.

“Besoj që fluksi i qytetarëve në këtë qendër do të jetë prej tani e tutje. Sa i përket serbëve, nuk e di a ka ndonjë votues, dihet presioni që po ju bëhet nga ana e shtetit serb. Kemi pritur dhe presim që edhe ata… Unë konsideroj që atyre po u bëhet një krim me atë ngushtim të jetës së tyre, sepse ndoshta unë jam shumë i besueshëm që me dëshirë do të dilnin një pjesë një pjesë e madhe po të kishin qenë të lirë. Meqë kanë qenë ato sulmet paraprake, prona, vetura. Dhe ato janë marrë një lloj presioni, që ose duhet të jenë të dëgjueshëm atyre grupeve që i mbajnë nën presione. Mirëpo unë besoj që duhet të dalin dhe uroj që të dalin në zgjedhje”, theksoi Beqiri.

Risjellim në vëmendje se Kosova zhvillon ditën e sotme zgjedhjet lokale në katër komunat me shumicë serbe. KQZ-ja ka vendosur konteinerë nëpër rrugët kryesore në Veri, që do të shërbejnë si qendra votimi. Sakaq, është hapur qendra e rregullt e votimit në Suhodoll të Mitrovicës së Veriut.

Qendrat e rregullta janë të hapura në vendet e banuara me shqiptarë. Janë mbi 18 mijë qytetarë që kanë të drejtë vote në të gjitha qendrat e votimit në katër komunat veriore, Zveçan, Leposaviç, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut.

Rregullat janë më të rrepta këto zgjedhje sa i përket sigurisë. Të gjitha qendrat e votimit po mbikëqyren nga policia e Kosovës. Ndërsa deri më tani situata është e qetë.

pdk vucic presion serbe

Lini një Përgjigje