TAGS-AT E JAVËS

Kosova23 Prill 2023, 16:05

Vijon procesi i votimit në veri të Kosovës, pjesëmarrja mbetet e ulët

Shkruar nga Pamfleti
Vijon procesi i votimit në veri të Kosovës, pjesëmarrja

Pjesëmarrja në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në katër komunat veriore vijon të jetë e vogël. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi tha se procesi zgjedhor është duke vijuar në rregull. Deri në orën 15:00, në Leposaviç ka pasur 110 votues, apo 0.83%.

Në Zubin Potok kanë votuar 240 votues apo 3.6%. Në Zveçan kanë votuar 145 votues, apo 2.07% dhe në Mitrovicën e Veriut 597 votues apo 3.3%. Institucionet e vendit u kanë bërë thirrje qytetarëve në veri që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar. 

Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për kryetarin e ri të komunës. Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues. KQZ ka njoftuar se nga 44 qendra votimi gjithsej, vetëm 6 prej tyre do të shërbejnë për të njëjtin qëllim, ndërsa 13 të tjera do të hapen në kontejnerë, si qendra alternative.

Lini një Përgjigje