TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Tetor 2025, 12:47

“A votuan në zgjedhje lokale?" Vjen përgjigjia nga Haga

Shkruar nga Pamfleti

“A votuan në zgjedhje lokale?" Vjen përgjigjia nga Haga

Dhomat e Specializuara të Kosovës, në koordinim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’ua lejuar të paraburgosurve në Hagë që të votojnë në zgjedhjet lokale, pra për të ushtruar të drejtën e tyre qytetare.

Kështu ka deklaruar, zëdhënësi i DhSK-së, Michael Doyle.

“Në koordinim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, KSK-ja ka ndërmarrë të gjitha hapat brenda fushëveprimit të autoritetit të saj në mënyrë që të gjithë të paraburgosurit në Qendrat e Paraburgimit të KSK-së që dëshirojnë ta bëjnë këtë, të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre qytetare si qytetarë të Kosovës për të votuar në zgjedhje”,  thuhet në përgjigjen e Doyle.

Megjithatë, ai për arsye të privatësisë, nuk bëri të ditur nëse e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës, ish-presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të tjerët.

Lini një Përgjigje